Ballina Lajme nacionale Ngjarja ku hajni mbeti pa shenja jete, vjen rrëfimi nga babai i...

Ngjarja ku hajni mbeti pa shenja jete, vjen rrëfimi nga babai i vëllezërve

42
SHPËRNDAJE

Një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi në Shtime, ku një person mbeti pa shenja jete e një tjetër i lënduar.

Nën dyshimet se kanë privuar nga jeta njërin nga 4 grabitësit që hynë në shtëpinë e tyre, Gjykata në Ferizaj ia ka caktuar një muaj ndalim pronarit të shtëpisë N. Nrecaj, ndërsa ka lënë në ndalim shtëpiak vëllanë e tij, pasi refuzoi t’ia shqiptojë masën e njëjtë.

Babai i vëllezërve Ndrecaj vendimin e Gjykatës e ka quajtur të padrejtë, ndërsa tregon për ngjarjen si kishte dëgjuar britmat e djemve të tij kur kishin hyrë në shtëpi grabitësit.

“Para orës 3, djali i madh e ka thirrë djalin e dytë edhe ai ka qenë me mu në gjum, Avni hajde se hajnat kanë hy. Ka pasë kacafytje edhe mjeti ka krisë” tha babai i vëllezërve.

Ai tregon edhe grabitjen që ka ndodhur para dy muajve.

“Para dy muajve, djali ka qenë duke fjetur kanë ardhur dy njerëz kanë trokit në xham me maska”, tregon babai.

Familjarët tregojnë se grabitja ka qenë e planifikuar, të cilët thonë se grabitësit para se të hynin në shtëpi kishin ndërprerë energjinë elektrike.
Për më shumë se 30 minuta N.Ndrecaj ishte përleshur me grabitësit, derisa shenjat e plumbave në disa prej dhomave të shtëpisë tregojnë se këtu pati disa herë gjuajtje me mjet zjarri.

“Nuhia ka kërcy prej katit në tarasën poshtë, ai është fshehur dhe hajni ka filluar me ec livadhit teposhtë dhe pas 50 metrave ka kërkuar ndihmën e grabitësve të tjerë, duke ju thënë se është i lënduar por ata nuk e kanë ndihmuar” thotë njëri nga familjarët.

Policia thotë se po punon intensivisht që të gjejë 3 grabitësit e tjerë, të mërkurën kanë bastisur shtëpinë e të ndjerit F.Gashi, i cili rezultoi të jetë djali i një zyrtari policor. Sipas të dhënave të policisë së Kosovës, i ndjeri kishte dhjetra dosje për vepra të ndryshme.

-----