Ballina Lajme nacionale Ngjarja e rëndë në Prishtinë, vjen lajmi i fundit për gjendjen shëndetësore...

Ngjarja e rëndë në Prishtinë, vjen lajmi i fundit për gjendjen shëndetësore të të lënduarve

81
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Para pak ditësh një ngjarje shumë e rëndë ndodhi në Prishtinë.

Në rrezik për jetë vazhdojnë të jenë edhe dy persona të tjerë që mbetën të lënduar të enjten gjatë përleshjes me mjete zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” të Prishtinës.

Pacientët që po qëndrojnë në spital, axhë e nip, janë të familjes Rafuna.

Detaje rreth gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve ka dhënë të dielën mjeku i QKUK’së, Shaqir Uka, shef i mjekimit intensiv.

Uka tha se njëri nga dy pacientët është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Të dy pacientët vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv të QKUK’së edhe më tutje. Gjendja shëndetësore e tyre tek njëri pacientë është më stabile , ndërkohë tek tjetri gjendja shëndetësore është më e rëndë. Të dy këta janë nën përkujdesjen e mjekimit intensiv”, ka deklaruar doktori i cili po merret me mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të këtyre pacientëve.

Detaje se si filloi e gjithë përleshja mes anëtarëve të familjes Mehmeti e Rafuna, ka dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, gjithçka kishte filluar me një përleshje fizike, për të përfunduar më pas me të shtënave.
“Në njërën anë personat me inicialet F.R. dhe M.R., ndërsa në anën tjetër të dyshuarit me inicialet B.M., N.M. dhe M.M., kanë shtënë me mjete zjarri. Ndërkaq, si pasojë e të shtënave të ndërsjella, lëndime dhe plagë të rënda në vendin e ngjarjes kanë pësuar të dyshuarit me inicialet F.R., M.R., B.M., dhe kalimtari i rastit, tani i dëmtuari G.R”.

Prokuroria ka bërë të ditur se të lënduarit ishin dërguar menjëherë për trajtim në QKUK, mirëpo si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra, kanë ndërruar jetë personat me inicialet B.M. dhe M.R.

---- ----
----
----- ----
-----