Ballina Lajme Bota/Rajoni Ngjan si fundi i botës, si po transportohen të prekurit nga virusi...

Ngjan si fundi i botës, si po transportohen të prekurit nga virusi vdekjeprurës

90
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Paniku ka nisur të përfshijë pjesë të tëra të Kinës pas përhapjes së shpejtë që po njeh koronavirusi i ri, i ngjashëm me SARS-in. Ndërsa në fillim autoritetet lokale të zonës së Wuhanit u akuzuan se ishin përpjekur ta fshehin sëmundjen, tani ajo ka marrë dhenë.

Zyrtarët kinezë në këtë pikë po përpiqen të bëjnë ç`është e mundur për frenimin e infeksionit. Një prej mënyrave është të mos lejohet asnjë lloj kontakti i pacientit me botën jashtë, ndaj edhe gjatë transportit, ata i vendosin në disa tuba të mëdhenj plastikë.

Autoritetet po mundohen me çdo kusht të parandalojnë përhapjen e virusit, nga i cili deri më tani kanë vdekur 17 njerëz.

Virusi që paraqitet përmes simptomave që përfshijnë temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, është përhapur edhe në pjesë tjera të Kinës ashtu si dhe në Shtetet e Bashkuara, Tajvan, Filipine, Japoni, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Australi.

Në fillim, shkencëtarët thanë se ai mund të transmetohej vetëm nga kafshët tek njeriu, mirëpo autoritetet kineze njoftuan se sëmundja kalon edhe nga njeriu në njeri.

---- ----
----
----- ----
-----