
Për herë të parë, 1 vit pasi ngjarja bëri bujë në media, mësuesi 63-vjeccar me inicialet M.D. nga fshati Mucodemaj i Memaliajt, i cili u akuzua për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij, ka folur për mediat.
Mësuesi i akuzuar ka zbuluar se ka qëndruar në heshtje, sepse ka dashur që organet hetimore të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar qoftë edhe nga ndonjë deklaratë momentale. Ai e quan ngjarjen një inskenim, që ka pasur për qëllim të diskreditojë figurën e tij.
Mësuesi në rrëfimin e tij pranon se ka pasur raporte miqësore me familjen e nxënëses 11-vjeçare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish-krushka e tij që jeton në Sarandë.
“Ka qenë ajo që vuri në alarm B.Mucodemin dhe bashkëshorten e tij (prindërit e fëmijës) duke inskenuar një skemë hipotetike ngacmimi seksual nga unë karshi fëmijës së tyre. Përmes telefonatës anonime, u zbulua autorësia që ishte ish-krushka ime e cila vendosi një alarm të rremë”, thekson ai.