Ballina Lajme nacionale Nga zjarri humb jetën një fëmijë i cili i kishte këmbët e...

Nga zjarri humb jetën një fëmijë i cili i kishte këmbët e lidhura, arrestohet nëna e tij

92
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një fëmijë e ka humbur jetën në zjarrin e madh që ndodhi sot në Gostivar, në një banesë në rrugën “Kej Vardar”. Edhe një 35 vjeçare e ka pësuar me probleme të rënda shëndetësore dhe është dërguar në Spitalin e Gostivarit.

Zjarri në banesën që gjendet ne katin e tretë ka shpërthyer rreth orës tetë të mëngjesit.

Zjarrfikësit që kanë marr pjesë edhe në shuarjen e zjarrit thonë se edhe pse kanë arritur brenda 5 minutave banesa ishte përfshi nga zjarri në tërësi.

“Thirrja është bërë ora tetë e pesë minuta dhe për shkak të afërsisë, në vend ngjarje kemi arritur ora 8 e 10 minuta. Dhe kur shkuam banesa digjej dhe banesat afër ishin në rrezik pasi kishin filluar të digjeshin, por banesa ishte e përfshirë tërësisht nga zjarri dhe para se marrim masat e morëm informatën se brenda ka një fëmijë. Hymë brenda me kolegët edhe pse morëm lëndime të lehta e nxorëm fëmijën dhe zjarrin filluam ta lokalizojmë. Fëmija ishte dehidruar nga tymi dhe një pjesë të trupit e kishte të djegur. Zjarrin e lokalizuam ora 9 e20 minuta dhe e shuam në tërësi”, tha një zjarrfikës i Gostivarit.

Prokuroria themelore publike po e heton rastin ne vendngjarje ndërsa është dhëne urdhër për autopsi te trupit.. Nga ekipi mjekësor thonë se fëmija ne kohen e zjarrit i ka pasur këmbët e lidhura, ndërsa sipas familjes, shkaku është se fëmija ka qenë agresiv.

“Prokuroria e Gostivarit është duke bërë hetim në vendin e ngjarjes ku edhe nga ngufatja ka humbur jetën një fëmijë shtatë vjeçar. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të konstatuar edhe shkaqet e vdekjes. Konstatimet e para të mjekut hetimor që janë konstatuar nga vendi i ngjarjes është se fëmija gjatë kohës së zjarrit i ka pasur këmbët e lidhura me zinxhirë dhe në bazë të rrëfimit të familjarëve kjo ka ndodhur për shkak se fëmija ka qenë agresiv. Ndërsa prokuroia është duke i marr të gjitha masat për zbardhen e plotë të rastit”, thonë nga Prokuroria e Gostivarit.

Është arrestuar mbrëmjen e sotme nëna e 7-vjeçarit që humbi jetën nga zjarri mëngjesin e sotëm në Gostivar. Lajmin e ka bërë të ditur Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës. Në njoftimin e SPB-së thuhet se nëna e vogëlushit 7-vjeçar, me inicialet S.T nga Resnja, pasi i është ofruar ndihma e parë mjekësore në spitalin e Gostivarit, është dërguar në stacionin policor të qytetit, nën dyshimin se ka kryer vepër penale që ka të bëjë me vdekjen e fëmijës së saj. Në stacioni policor, e lartpërmendura do të qëndroj deri nesër dhe më pas do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake për t’i dhënë masën e duhur.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën.

The post Nga zjarri humb jetën një fëmijë i cili i kishte këmbët e lidhura, arrestohet nëna e tij appeared first on KOHA.

---- ----
-----