Ballina Sport Nga “thika pas shpine” e Egbos tek paralajmërimi për Cungun, Superiorja nis...

Nga “thika pas shpine” e Egbos tek paralajmërimi për Cungun, Superiorja nis me presion për trajnerët

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas më shumë se 1 muaji ndërprerje, Kategoria Superiore u rikthyer fushës së blertë më 4 nëntor.

Kur janë zhvilluar dy javët e para, menjëherë kanë nisur shkarkimet dhe paralajmërimet e para për trajnerët.

Tirana, ekipi kampion në fuqi i Shqipërisë bëri ndryshimin e parë në stafin drejtues ku pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, vendosi të shkarkojë trajnerin Emanuel Egbo.

Bardheblutë u eleminuan nga Korabi, dhe ky rezultat bëri që presidenti Halili të vendosë shkarkimin e Egbos që sezonin e kaluar pati  meritën kryesore të shpalljes kampion të Tiranës.

Një shkarkim që solli një furtunë reagimesh negative ndaj Presidentit Halili dhe drejtuesve të tjerë të Tiranës, të cilët u akuzuan për një veprim të pabesë ndaj Egbos, për të cilin ata e kishin paralajmëruar me kohë shkarkimin e tij.

Por jo vetëm Tirana, edhe ekipi i Laçit u përfshi në një kaos për çështjen e trajnerit ku pas barazimit me Kastriotin në shtëpi pati një përplasje me trajnerit Armando Cungu dhe presidentit Pashk Laska.

Dy barazimet në dy javët e para të kampionatit nuk janë pritur mirë nga ana e presidencës kurbinase, të cilët kanë hedhur përgjegjsitë tek trajneri shkodran.

Pas përplasjeve të ashpëra pas mbarimit të ndeshjes me Kastriotin u përfol se Cungu nuk do të ishte më trajneri i Laçit për sezonin në vazhdim.

Por, pas bisedimeve palët ulën tonet dhe ranë dakord për të vijuar sezonin së bashku.

Ajo që vihet re se starti ka nisur menjëherë me krisje dhe në javët në vazhdim surprizat nuk do të mungojnë. (TemA)

---- ----
----
-----
-----