
Mohamed Hadid, babai i motrave super modele Gigi dhe Bella Hadid, ka shpallur pak ditë më parë falimentin duke evituar kështu edhe të paguante një shumë prej 5 milionë eurosh për prishjen e vilës së tij në Bel-Air, e cila është ekzaminuar si e ndërtuar në një kodër të paqëndrueshme.
Tashmë, i mbetur edhe beqar pas ndarjes me modelen 36 vite më të re, Shiva Sfari, vjehrri i shqiptares Dua Lipa, është transferuar në një vilë “të zakonshme”.
Kompania e Mohamed, “901 Strada LLC”, paraqiti dokumente në gjykatën federale të falimentimit një ditë para Ditës së Falënderimeve, duke deklaruar se ai ka midis 10 dhe 50 milionë dollarë borxh.