Ballina Teknologji Nga sot, roaming me i lire me shtetet e Ballkanit

Nga sot, roaming me i lire me shtetet e Ballkanit

33
SHPËRNDAJE

Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming.

Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht.

Kjo parashihet me marrëveshjen për roamingun që ishte nënshkruar në Beograd nga përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor– Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

/Alsat/

The post Nga sot, roaming me i lire me shtetet e Ballkanit appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.