Ballina AKTUALE Nga Shkurti, shtrejtohet çmimi i cigareve në vendin tonë

Nga Shkurti, shtrejtohet çmimi i cigareve në vendin tonë

405
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Për shkak të ndryshimit të ri të akcizës, pritet që cigaret të shtrenjtohen mesatarisht për 10 dinarë për pako.

Prodhuesit pas një përshtatje me çmimet në një periudhë gjashtë mujore, çmimi i ri për pako, prap do të reflektohet tek konsumatorët. Kjo taksë është rritur për një dinarë e gjysmë, kështu që shteti në bazë të kësaj nga viti i ri i merr prodhuesve 73 dinarë për pako në vend të 71.5 dinarëve sa ishte më parë.

Kjo është norma e parashikuar në kalendarin e akcizave, i cili është miratuar në vitin 2017 dhe është i vlefshëm deri në qershor të vitit 2020. Kjo nënkupton që akciza specifike rritet dy herë në vit.

Në çmimin e cigareve llogaritet edhe akciza proporcionale prej 33 përqind të çmimit, dhe të gjithë kësaj i shtohet edhe TVSH. Prodhuesit e duhanit më herët i kanë dërguar kërkesë Qeverisë për shtrenjtim, ndërsa çmimet e reja hyjnë në fuqi më 3 shkurt.

Çmimorja e re është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Serbisë. Cigaret e kompanisë “Philip Morris” do të jenë kështu të parat që do të “shtrenjtohen”, kështu që një pako “Bond” nga 3 shkurti do të kushtojë 270 dinarë.

Malboro do të jetë 360, për shembull “flavor touch” do të kushtojë 320 (tani kushton 310), Parlamenti “Aqua Blue” do të kushtojë 400 dinarë. Përveç cigareve, çmimet do të përshtaten edhe për duhanin e grirë.

Duhet theksuar, se Serbia duhet të përmbushë standardet e BE-së, të cilat përcaktojnë se masa minimale e akcizës është 90 euro për 1.000 cigare. Në Serbi tani është rreth 60 euro, gjë që e bën Sërbinë një prej vendeve me cigare më të lira.

---- ----
----
-----
-----