Ballina Lajme vendore Nga ora 04:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit personat mbi 65...

Nga ora 04:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit personat mbi 65 vjet duke bërë blerjet në market

740
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nga ora 04:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit personat mbi 65 vjet duke bërë blerjet në marketet e caktuar nga komuna e Bujanocit, në Tërnoc dhe Bujanoc.

Duke patur parasysh se ata janë personat që virusi i fundit ndikon më së shumti e më negativisht duhet t’i përmbahem udhëzimeve si deri tani.

----

Mirënjohje të pafund dhe admirim për të gjithë qytetarët e shtyer në moshë të cilët po tregojnë shembull të mrekullueshëm në respektimin e rregullave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Ata, duke rrespektuar rregullat, po japin një kontribut të çmueshëm në betejen e përbashkët kundër virusit.

Në mëngjesin e sotëm në 3 marketet e hapura për ta – të organizuar e kujdesëshëm, me paisje mbrojtëse, ata kryen obligimet e tyre dhe u furnizuan me gjërat e nevojshme.

Shtabi për situata të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit edhe javën e ardhshme do të organizojë vollunterët e vet për t’i asistuar e ndihmuar të gjithë qytetarëve të shtyer në moshë.

Faleminderime që duke u përkujdesur për veten po jepni kontribut në ruajtjen e çdo qytetari të komunës tonë.

----- ----