Ballina Sport Nga njeriu i ndeshjes te formacioni i javës, Kumbulla shijon suksesin e...

Nga njeriu i ndeshjes te formacioni i javës, Kumbulla shijon suksesin e “shkëlqimit” të mbrëmshëm

11
SHPËRNDAJE

Marash Kumbulla mbrëmjen e djeshme bëri debutimin e tij në kompeticionet europiane, saktësisht në Europa League, ku Roma është pjesëmarrëse në këtë edicion. Kryeqytetasit fituan me shifrat 1-2 ndaj Jang Bojs.

Mbrojtësi e nisi si titullar, teksa Fonseka këtë herë e pati vendosur në qendër të treshes së mbrojtjes dhe rezultoi një vendim mjaft i mirë sepse Kumbulla tregoi shumë siguri.

Ai në minutën e 73-të shënoi edhe golin e fitores, duke i dërguar shifrat në 1-2 dhe i dhënë tre pikët e para skuadrës së tij.

Për këtë sfidë mbrojtësi ka marrë vlerësime të mëdha nga mediet dhe specialistët italianë si dhe është shpallur njeriu i ndeshjes nga specialistët e UEFA, por edhe nga thuajse çdo medie, që merret me vlerësimin e paraqitjeve të lojtarëve.

“Eurosport” natyrisht nuk ka bërë përjashtim nga pjesa tjetër dhe i ka dhënë mbrojtësit të kombëtares sonë notën 7, që është më e larta e marrë nga të gjithë lojtarët në të dy skuadrat.

”Përveç një stakimi në fillim të pjesës së dytë, ai nuk vuan shumë në debutimin në Europë. Dhe 15 minuta nga fundi shënon një gol prej tre pikësh”, është vlerësimi i “Eurosport” për Kumbullën.

“Sofascore” një nga mediet që merret me statistikat dhe vlerësimin e lojtarëve e vendos Kumbullën në formacionin e javës në Europa League.

Statistikat e Kumbullës ndaj Jang Bojs:
Minuta 90’
Gola 1
Spastrime në zonë 3
Vjedhje topi 3
Ndërhyrje 1
Duele në tokë (të sakta) 2(2)
Duele ajrore (të sakta) 7(4)
Humbje topi 10
Faulle të pësuar 1
Faulle të shkaktuar 0
Pozicione jashtë lojë 1
Prekje topi 64
Pasime (të sakta) 44 (84.6%)
Pasime të gjata 4(2)

-----