Ballina Lajme Bota/Rajoni Nga koronavirusi në Holandë përfitojnë hajdutët, vjedhin kryeveprën e Van Gogh-ut

Nga koronavirusi në Holandë përfitojnë hajdutët, vjedhin kryeveprën e Van Gogh-ut

9
SHPËRNDAJE

Edhe në Holandë situata është kritike për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Deri më tani janë infektuar 11750 persona dhe kanë humbur jetën 864 të tjerë.

E ndërkohë që autoritetet janë përqendruar totalisht për të penguar përhapjen dhe kujdesur për të sëmurët, nga kjo situatë kanë përfituar hajdutët.

Një pikturë e njohur e Van Gogh-ut u vodh mbrëmjen e djeshme nga një muze i famshëm holandez, gjatë orëve që në fuqi kishte hyrë ndalim qarkullim për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Piktura “Lentetuin” ose e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger.

“Jemi shumë të nevrikosur dhe mërzitur për këtë ngjarje të rëndë”, deklaroi drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os në një konferencë për shtyp ku dha lajmin për vjedhjen e pikturës së piktorit të njohur.

----- ----- ----- -----