
26 vjeçari nga Tirana ka hedhur të zezën mbi të bardhë dhe prej këtij sezoni do luaj në elitën e futbollit gjeorgjian.
Sulmuesi deri në janarin e këtij viti ka qenë pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë, teksa ka luajtur më herët edhe me Besën dhe Bylisin (Superligë).
Sallaku është produkt i Akademisë së Tiranës, teksa ka luajtur me skuadrën U17 vjeç.
Tanimë kryeqytetasi do tregojë veten në një kampionat të huaj, që për të është eksperienca e parë.
Me Turbinën në 3 muaj Sallaku u aktivizua vetëm 90 minuta në Kupën e Shqipërisë duke gjetur edhe rrjetën.