Ballina Lajme Bota/Rajoni Nga India dhe Dubai, ku vaksina anti-Covid bëhet dhe në spitale private

Nga India dhe Dubai, ku vaksina anti-Covid bëhet dhe në spitale private

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Vaksinat Covid do të jenë në dispozicion për blerje private në Indi dhe Dubai.

Në Indi Ministria e shëndetësisë  ka njoftuar se vaksina AstraZeneca do të administrohet, edhe nga strukturat spitalore private. Deri më tani është  vendosur të shitet për 8 dollarë.

Dozat e vaksinës së koronavirusit të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit mund të jenë në dispozicion për blerje në Indi sa më shpejt që në Mars, duke hapur kështu edhe rrugën që vaksinat do të merren në spitalet private.

Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë, ka një licencë për të prodhuar vaksinat e AstraZeneca dhe ka prodhuar tashmë 40 milion doza. Sapo të miratohet për përdorim, Serumi fillimisht do të furnizojë qeverinë indiane, por më pas pret të shesë doza 20 deri në 30 milion në objektet private, sipas Adar Poonawalla, shefi ekzekutiv.

“Të gjithë pyesin‘ Kur mund të marr vaksinën? ‘Unë u kam thënë atyre që ndoshta do të jetë mars ose prill” tha Poonawalla.

Kompanitë farmaceutike në të gjithë botën kanë rritur tashmë prodhimin e disa vaksinave eksperimentale në pritje të miratimeve të ardhshme rregullatore. Miliarda doza pritet të prodhohen për qeveritë që kanë nënshkruar marrëveshje blerjeje përpara për të vaksinuar qytetarët e tyre, duke filluar nga ata më të prekshmit ndaj sëmundjes.
Ndërkaq, autoritetet shëndetësore në Dubai kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se vakainat anti-Covid do të merren në disa spitale atje.

Gjithashtu mediet vendase kanë përshkruar se disponueshmëria e vaksinave për shitje në spitale private, rrit gjasat e zhvillimit të një tregu sekondar për vaksinat ku vendasit ose vizitorët e huaj mund të paguajnë për një vaksinim nëse nuk janë të ligjshëm për tu vaksinuar sipas skemës së qeverisë së tyre.

“Nëse është në tregun privat, ajo hap një çështje të pabarazisë, pasi njerëzit do të përjetojnë përsëri konkurencë,” ka deklaruar Anant Bhan, studiues i shëndetit në Universitetin Yenepoya në Indinë jugore.

Instituti i Serum ka deklaruar gjithashtu se vaksina AstraZeneca do të shitet për rreth 8 dollarë në tregun privat në Indi, ndërsa në Dubai për 10 dollarë. Çmime të vendosura vetëm për vaksinën AstraZeneca.

“Për qeverinë indiane Serumi ka vendosur një “çmim filantropik” prej 4 dollarë një dozë ,” tha për mediat Poonawalla.
Ndërkaq qeveria indiane ka treguar se mund t’i duhen 300 milion doza përpara korrikut 2021.

Ndërsa mediet në Dubai shkruajnë se do të jenë rreth 19 spitale private mund të kryejnë vaksinën tek personat, por edhe ata duhet të ndjekin të njëjtin rregull si qeveria, duke i dhënë prioritet grupeve të riskut.

Ndërkohë kompania AstraZeneca ka deklaruar se marrëveshjet me partnerët  në të gjithë botën, përfshirë Institutin e Serumit të Indisë, janë vurnerabël për shpërndarjen e dozave dhe i japin përparësi furnizimit të të gjitha qeverive dhe organizatave shumëpalëshe në mënyrë që të respektojnë angazhimin  për një akses të gjerë dhe të barabartë pa asnjë fitim gjatë pandemisë.

---- ----
----
-----
-----