Ballina Lajme nacionale Nga e hëna paralizohet veriu, mbyllen furrat, dyqanet, hotelet…

Nga e hëna paralizohet veriu, mbyllen furrat, dyqanet, hotelet…

15
SHPËRNDAJE

Serbia po planifikon katastorfë humanitare në katër komunat në veri të Kosovës.

Veriorët kanë paralajmëruar se asnjë objekt tregtar apo hotelieri nuk do të funksionojë nga e hëna.

Mediat lokale atje kanë raportuar se në shumicën e dyqaneve që kanë vizituar ka mungesë të produkteve të qumështit, mishit e vezëve, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë çështje të enjten është diskutuar edhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut. Partia opozitar “SDP Oliver Ivanoviq” ka propozuar miratimin e një deklarate të përbashkët.

Por kryetari i Komunës, Goran Rakiq, ka thënë se fillimisht do të takohet me biznesmenë dhe qytetarë, para se të marrin ndonjë vendim.

Por këshilltarët shqiptarë në Komunën e Mitrovicës së Veriut kanë thënë se situata nuk është aq dramatike siç po tentohet të prezantohet.

Sipas anëtarit të Kuvendit, Bashkim Cimili, dyqanet në Lagjen e Boshnjakëve dhe tek Tre Rrokaqiejt janë duke vazhduar punën normalisht. Në zonën që lidh dy qytetet, përkatësisht tek Lagjja e Boshnjakëve, ka biznese të përziera të serbëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Nga 1 korriku të gjitha dyqanet ushqimore, furrat dhe hotelet nuk do të punojnë.

-----