Ballina AKTUALE Nga dita e mërkur hyn në fuqi masat e reja në Bujanoc

Nga dita e mërkur hyn në fuqi masat e reja në Bujanoc

2302
SHPËRNDAJE

Të gjitha ambientet e hotelierisë, kazinot dhe bastoret në Bujanoc, do të punojnë deri në orën 21:00, duke rrespektuar në mënyrë të rreptë masat e distancës fizike, numrin e personave në lokal, u vendos sot në seancën e sotme të Shtabit të Situatave të jashtëzakonshme.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e Mërkurë, 29 korrik 2020, për shkak të situatës së keqe epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit.

Vendimi do t’i dorëzohet pronarëve personalisht, dhe të gjitha shërbimet kompetente do të kontrollojnë rreptësisht, në dy ndërrime, zbatimin e tyre.

Deri më tani, situata e jashtëzakonshme ka përfshirë orarin e punës deri në 21:00 në ambiente të mbyllura dhe deri në 23:00 ato lokale që kanë ambiente të hapura.

-----