Ballina LifeBizare Nga dënimi për vrasje në histori suksesi/Të burgosurit shqiptar që prodhojnë verën...

Nga dënimi për vrasje në histori suksesi/Të burgosurit shqiptar që prodhojnë verën luksoze në Itali

17
SHPËRNDAJE

Në Gorgona, një ishull 34 km larg Livornos, Itali mes shumë pak banorëve të mbetur, kryesisht të moshuar, ndodhen edhe 95 të burgosur, 24 oficerë burgu, drejtori dhe stafi i mirëmbajtjes. Falë një projekti ekologjik, burgu ka përfituar të drejtën e prodhimit të verës së bardhë në zonë, ku një shishe e saj kushton 75 euro dhe vetëm në vitin 2018 ata shitën 9 mijë të tilla.

Mes punëtorëve që merren me prodhimin e verës janë edhe tre shqiptarë, Andrea, 46 vjec, Astriti 46 vjeç dhe Hasa, 43 vjeç, të cilët punojnë për prodhuesin vendas të verës, Federico Falossi.

“Il Giornale” ka pyetur Andrean, i dënuar për një vrasje në Milano, për të cilën ka vuajtur 11 vite burg në Volterra, para se të transferohej në punishte, 7 vjet më parë.

Për 3 vite, Astriti fiton lirinë, por lidhja me vreshtat duket se është e fortë. “Kur të dal, dua të punoj ende këtu, nëse do të më pranojnë”, thotë ai. Pronari i vreshtave shprehet se u kishte thënë të burgosurve që të mos binin në dashuri me këtë projekt, sipas të cilit, të burgosurit për krime të rënda, që janë pranë lirimit, sillen aty për t’u përshtatur më tepër me jetën jashtë hekurave.

-----