
Kryeministri i Britanisë Boris Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar dhe është vetizoluar. Ai u këshillua që ta kryente testin të enjten pasi shfaqi simptoma të buta të sëmundjes.
Pak pas tij, Sekretari për Shëndetin, Matt Hancock, lajmëroi se edhe ai ishte infektuar me virusin, e gjithashtu do të vetëizolohej.
Edhe këshilltari kryesor i kryeministrit, Dominic Cummings, është vendosur në karantinë pasi shfaqi të njëjtat simptoma në fundjavë.
Kabineti qeveritar tani përdor platformat për të bërë mbledhjet online, por disa prej ministrave kanë vazhduar të shkojnë në zyrë. Por me virusin që është përhapur, edhe ata mund të jenë infektuar
Më poshtë janë anëtarët e kabinetet dhe zyrtarë të tjerë të lartë, të cilët janë testuar për COVID-19 deri më tani.
Boris Johnson, Kryeministër
Pozitiv me COVID-19
Matt Hancock, Sekretar i Shtetit për Shëndetin dhe kujdesin Social
Pozitiv me COVID-19
Dominic Cummings, kryekëshilltar i kryeministrit
Është vetizoluar për shkak të simptomave, ende nuk ka rezultuar pozitiv
Chris Whitty, Kryetari i Zyrës së Mjekësisë
Është vetizoluar për shkak të simptomave, ende nuk ka rezultuar pozitiv
Patrick Vallance, Kryekëshilltari Shkencor
Nuk është testuar, nuk ka shfaqur simptoma
Rishi Sunak, Ministri i Financës
Nuk dihet nëse është testuar
Dominic Raab, Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme dhe të Komonuelthit
Dy herë i testuar për COVID-19, rezultatet negative
Priti Patel, Sekretari i Shtetit për Departamentin
Nuk dihet nëse është testuar
Michael Gove, Ministër për Zyrën e Kabinetit, kancelar i Dukës së Lankaserit
Nuk është testuar, nuk ka shfaqur simptoma
Robert Buckland QC, kryekancelar dhe Sekretar i Shtetit për Drejtësinë
Nuk dihet nëse është testuar
Ben Wallace, Sekretar i Shtetit për Mbrojtjen
Ka simptoma dhe është vetëizoluar për shtatë ditë. E ka rimarrë veten
Alok Sharma, Sekretari i Shtetit për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale
Nuk dihet nëse është testuar
Liz Truss, Sekretar i Shtetit për Tregtinë Ndërkombëtare
Nuk dihet nëse është testuar
Thérèse Coffey, Sekretari i Shtetit për Punën dhe Pensionet
Nuk dihet nëse është testuar
Gavin Williamson, Sekretari i Shtetit për Edukimin
Nuk dihet nëse është testuar
George Eustice, Sekretari i Shtetit për Zhvillimin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale
Nuk dihet nëse është testuar
Robert Jenrick, Sekretari i Shtetit për Strehimin, Komunitetet dhe Qeverinë lokale
Nuk dihet nëse është testuar
Grant Shapps, Sekretari i Shtetit për Transportin
Nuk dihet nëse është testuar
Brandon Lewis, Sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut
Nuk dihet nëse është testuar
Alister Jack, Sekretari i Shtetit për Skocinë
Ka shfaqur simptoma dhe është vetizoluar. Nuk ka rezultuar pozitiv ende
Simon Hart, Sekretari i Shtetit për Uellsin
Nuk dihet nëse është testuar
Baroness Evans of Bowes Park, Lidere e Dhomës së Lordëve
Nuk dihet nëse është testuar
Oliver Dowden, Sekretari i Shtetit për Pensionet Digjitale, Kulturën, Median dhe Sportin
Nuk dihet nëse është testuar
Anne-Marie Trevelyan, Sekretari i Shtetit për Zhvillimin Ndërkombëtar
Rezultoi negative në mars
Amanda Milling, Ministre pa portofol
Nuk dihet nëse është testuar
Steve Barclay, Kryesekretar për Thesarin
Nuk dihet nëse është testuar
Jacob Rees-Mogg, Lideri i Dhomës së Ulët
Nuk dihet nëse është testuar
Mark Spencer, Sekretari i Parlamentit për Thesarin
Nuk dihet nëse është testuar
Suella Braverman, Kryeprokurore
Nuk dihet nëse është testuar