Dokumentari i transmetuar në dhe i realizuar nga Kirby Dick dhe Amy Ziering, rikthen tek publiku aspektet e errëta të së kaluarës erotike të Woody Allen, duke u përqendruar në luftën e ashpër të kineastit legjendar me ish-partneren e tij dhe ish- muzën Mia Farrow.
Krahas detajeve dhe sfondit të rivalitetit shumëvjeçar, dokumentari vë nën lupë ankesa serioze që janë bërë ndër vite ndaj regjisorit 85-vjeçar mbi preferencën që ai dukej se kishte për gratë shumë më të reja se ai në moshë.
Një nga dëshmitë më të rëndësishme të dokumentarit është ajo e Christina Engelhardt, e cila pretendon se Allen e joshi atë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe ai 41.
Asokohe, adoleshentja me bukurinë dhe sytë jeshilë zhvilloi karrierën ë saj në fushën e modelimit. Woody Allen e bëri historinë e tyre film “Annie Hall” dhe “Manhattan”, dy nga filmat e tij më ikonikë të regjisorit.
Sot pas 40 vitesh, Christina flet për ironinë që fsheh komploti i filmit të famshëm për të.
“Ky film më kujtoi gjithnjë se si ai luante me personazhet në filmat e tij dhe se si ai luante me mua”, thotë 61-vjeçarja sot.
Ish-modelja pretendon se kjo marrëdhënie ishte e njohur plotësisht për partneren e tij të atëhershme, Mia Farrow.
Historia e marrëdhënies sekrete të 41-vjeçarit Woody Allen me vajzën adoleshente është vetëm një nga aspektet e errëta të së kaluarës së regjisorit të talentuar.
Në 4 episodet e dokumentarit nëpërmjet të dhënave dhe dëshmitarëve tregohet se regjisori ka ngacmuar seksualisht Dylan Farrow, vajzën e tij të birësuar me Mian, por jo vetëm.
Pretendohet se ai ka pasur marrëdhënie intime edhe me vajzën tjetër minorene të adoptuar të ish-partneres, Sun-Yi.
Allen këmbëngul se është një komplot nga fillimi deri në fund, i cili buron nga pasioni i shfrenuar i Farrow për hakmarrje.