Ballina Lajme nacionale Nga 530, kaq vendvotime janë rinumëruar deri tani në QNR

Nga 530, kaq vendvotime janë rinumëruar deri tani në QNR

12
SHPËRNDAJE

KQZ ka marrë vendim për rinumërimin e 530 vendvotimeve.

Në Qendrën e Rinumërimit dhe Rezultateve deri në orën 16:00 janë rinumëruar 83 nga 530 vendvotimet për të cilat u vendos nga KQZ-ja.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Ekonomia Online.

“Sipas të dhënave të orës 16 (e premte, 18 tetor) numri i vendvotimeve të rinumëruara është 83 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja”, ka thënë Elezi.

Kujtojm se ky proces po kryhet nën monitorimin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

-----