Ballina Lajme nacionale Nga 20 të vdekur çdo ditë, dasmat nuk ndalen!

Nga 20 të vdekur çdo ditë, dasmat nuk ndalen!

55
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë 24 orëve 32 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, ndërsa 564 persona nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse, edhe pse ajo është një nga rekomandimet që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit

Arbër KADRIU

Shkup, 16 mars – Pas rritjes prej mbi 1000 raste të reja me Kovid-19, dje Ministria e Shëndetësisë regjistroi 541 raste të reja me koronavirus nga 2789 teste të bëra. Më shumë se gjysma e rasteve të reja janë në Shkup. Vdiqën 19 persona të moshës prej 55 deri 89 vjeç. Në vend është vendosur orë policore dhe është ndaluar lëvizja gjatë periudhës prej orës 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Megjithatë, është i madh numri i atyre të cilët e shkelin atë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë 24 orëve 32 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, ndërsa 564 persona nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse, edhe pse ajo është një nga rekomandimet që të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit. Gjatë fundjavës janë mbyllur edhe pesë subjekte dhe dy objekte hotelierike ku ishte hasur gjendje në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse.

“Gjatë dy ditëve të fundit janë mbyllur pesë subjekte juridike, tre në Shkup, prej të cilave një kënd I lojërave ku ishte hasur në festë ditëlindjeje dhe dy objekte hotelierike ku ishte hasur gjendje në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse. Në të njëjtat u hasën numër I madh I mysafirëve të cilët nuk ishin ulur nga katër persona në tryezë, shërbim i pijeve në banak, lojë dhe grupim në kundërshtim me Vendimin”, deklaroi për MIA-n Alaksandra Koteli nga Inspektorati shtetëror I tregut. Është mbyllur edhe një objekt në Tetovë ku me asistimin e pjesëtarëve të MPB-së është ndërprerë dasma në të cilën ishin hasur 50 mysafirë. Edhe në dy objekte të paregjistruara në Shkup është konstatuar shkelje e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse dhe Ligjit për ushtrim të veprimtarisë së paregjistruar.

“Në njërin prej tyre është hasur muzikë me bend, ndërsa tek tjetri numër i rritur i mysafirëve. Tek të gjitha subjektet është vepruar në mënyrë që të njëjtat janë mbyllur përkohësisht dhe janë shqiptuar urdhëresa kundërvajtëse me pagesë. Procedurat janë në rrjedhë”, deklaroi Koteli. Disa nga objektet e mbyllura janë edhe striptiz bari në fshatin Krushopek, objekti hotelierik në QT “Mavrovasja” dhe lokalet “Intermeco” dhe “Tri kiçen”. Numri i rritur i rasteve të reja me Kovid-19 e rriti edhe numrin e pacientëve me komplikime të cilët janë hospitalizuar. Kështu, në 24 orët e fundit në Shkup u hospitalizuan 55 pacientë, ndërsa gjithsej 428 persona të dyshuar dhe të konfirmuar po mjekohen në repartet infektive. Në nivel të shtetit, numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 1015 persona. Ka rreth 350 shtretër të lirë. Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në shtet, prej fillimit të epidemisë është 112.646. Numri i të shëruarve është 97.687, i të vdekurve 3319, ndërsa i rasteve aktive 11.640. Deri më tani janë bërë 566.183 testime. (koha.mk)

The post Nga 20 të vdekur çdo ditë, dasmat nuk ndalen! appeared first on KOHA.

---- ----
-----