Ballina Lajme nacionale Nga 140 projektligje përfunduan vetëm 29 prej tyre

Nga 140 projektligje përfunduan vetëm 29 prej tyre

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Legjislatura e shkuar, nga 140 projektligje përfundoi vetëm 29 prej tyre.

Me seanca të jashtëzakonshme, mungesë kuorumi e pak ligje të miratuara, është karakterizuar sesioni pranveror i legjislaturës së shkuar.

Njohës të punës së Kuvendit, Legjislaturën e gjashtë, e cila nuk arriti të përmbyllte mandatin e saj, e kanë cilësuar të dobët për nga performanca, raporton KTV.

Sipas Agnesa Haxhiut nga Instituti Demokratik i Kosovës, legjislatura e re do të përballet me probleme të vjetra.

Megjithatë, Artan Murati thotë se efikasiteti i legjislaturës së re do të varet nga mënyra e formimit të saj.

Përkundër kësaj, Haxhiu e Murati vlerësojnë që, për dallim nga seancat e Kuvendit, puna në komisionet parlamentare ka qenë ndryshe.

Nga 143 projektligje sa kanë qenë të planifikuara për shqyrtim gjatë sesionit pranveror, legjislatura e kaluar ka miratuar vetëm 29 prej tyre.

Kuvendi i Kosovës është konstituuar më 26 dhjetor, pas shpërndarjes së Legjislaturës së gjashtë, në gusht të 2019-s.

---- ----
----
-----
-----