Ballina Lajme nacionale Nga 1 deri më 8 dhjetor mediat në Prishtinë mund të aplikojnë...

Nga 1 deri më 8 dhjetor mediat në Prishtinë mund të aplikojnë për grante

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ashtu siç kishte paralajmëruar ditë më parë, ka marrë vendim që në kohë pandemie t’i përkrahë materialisht mediat me bazë në Prishtinë.

Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se aplikimi do të jetë i hapur nga 1 deri më 8 dhjetor 2020.

“Ashtu siç paralajmëruam ditë më parë, po e hapim thirrjen e aplikimit për grante për përkrahjen e mediave me bazë, zyre apo lokacion në Prishtinë. Duke qenë se mediat janë ndër elementet më të rëndësishme të demokracisë, në këtë kohë të pandemisë duhet të përkrahen ashtu që të mundësohet dhe ndihmohet funksionimi i tyre”, ka shkruar kryetari.

Thirrja publike është KËTU.

 

The post Nga 1 deri më 8 dhjetor mediat në Prishtinë mund të aplikojnë për grante appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----