Ballina Sport Nevil Dede sqaron largimin: Refik Halili ndërhyri në formacion, emri i Tiranës...

Nevil Dede sqaron largimin: Refik Halili ndërhyri në formacion, emri i Tiranës është më i madh

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nevil Dede u largua në mënyrë të befasishme nga pankina e Tiranës, vetëm 30 minuta para startit të ndeshjes me Laçin, pasi kishte pasur një debat me presidentin për formacionin e përzgjedhur për të përballuar kurbinasit.

Ish kapiteni dhe trajneri bardheblu ishte në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli”, ku sqaroi se çfarë ndodhi në bisedën me presidentin Refik Halili dhe pse vendosi që të largohej nga pankina e Tiranës.

Keni marrë tre herë pankinën e Tiranës me bujë dhe të tre herët keni pasur një divorc të hidhur. Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në raport me presidentin dhe drejtuesit e klubit?

E para në të tre rastet nuk e kam bërë unë skuadrën dhe nuk kam qenë pjesë e vendimmarrjes. Unë te Tirana nuk shkova si i papunë, pasi isha trajner i Shqipërisë U19 dhe i mirë-paguar. Te Tirana shkova sepse kishte një projekt që mu duk interesant, por që nuk rezultoi kështu.

Keni pasur një takim dje me presidentin?

Jo, nuk jemi takuar dje.

Sot çfarë ndodhi?

E vërteta është e tillë, që ne po punonim për të përgatitur ndeshjen me Laçin, me mungesat e Bathës, Sasrakut e Gyamfi. Skuadra ka punuar në harmoni dhe unë kisha përgatitur formacionin për të përballuar kurbinasit, por presidenti erdhi në takim dhe më tha se nuk ishte dakord me zgjidhjet e mia dhe se kishte frikë. Unë ia bëra të qartë se kjo ishte mënyra më e mirë për të luajtur, ndonëse i thashë se ai është punëdhënësi dhe ndoshta ishte më mirë që të mos vazhdonim bashkëpunimin, nëse mungonte besimi.

Jeni larguar vetë apo ju kanë shkarkuar?

Unë vajta te Tirana për të mbështetur fillimisht akademinë dhe për të rritur ata djem. Nuk më intereson kontrata, pasi firmosa një letër të bardhë dhe klubi nuk ka asnjë penalitet nga ndërprerja e këtij bashkëpunimi.Doja të mbështes lojtarët që rriten te Tirana dhe punojnë këtu, më shumë sesa të tjerët që blihen nga jashtë dhe nuk justifikojnë besimin.

A ka ndërhyrë herë të tjera presidenti në formacion?
Jo, asnjëherë. Sot ishte hera e parë që shfaqi një mosbesim të tepruar dhe unë vendosa të respektoj klubin dhe të tërhiqem.

Në formacionin e publikuar fillimisht me atë pas largimit tuaj, ndryshonte vetëm një emër, Kuka, në vendin e të cilit luante Danso…

Nuk ka lidhje me emrat. Emri im nuk është më i madh sesa ai i Tiranës dhe pasuria më e madhe e këtij klubi, është tifozëria dhe akademia. Unë kam qenë me idenë që të ndihmoj të zhvillohen lojtarët e akademisë, më shumë sesa ata që kanë ardhur nga jashtë. Ishte një këndvështrim ndryshe për projektin.

Marrëdhënia juaj me Halilin duket sikur ka qenë “mes dashurisë dhe urrejtjes”. A mendoni se kjo sot mund të jetë vetëm një mirupafshim, jo një lamtumirë?

Ka pasur gjithmonë respekt mes nesh dhe madje edhe këtë herë që bashkëpunuam për herë të tretë. Unë i jam mirënjohës që më besoi, por erdhi një moment që presidenti e humbi besimin dhe këtu mbaroi gjithçka.

---- ----
----
----- ----
-----