Ballina Sport Nevil Dede: Barazimi nuk lë shije të mirë; Ilir Daja: Derbi la...

Nevil Dede: Barazimi nuk lë shije të mirë; Ilir Daja: Derbi la për të dëshiruar

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, është shprehur se skuadra po rritet nga ndeshja në ndeshje, teksa këtë e tregoi edhe sot në barazimin pa gola ndaj Partizanit.

Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, tekniku bardheblu u shpreh se i vjen keq që arbitri nuk e akordoi penallti rastin e Muçit në fund të ndeshjes.

----

“E kam thënë edhe në ndeshjet e kaluar që skuadra po rritet. Ishte një ndeshje e vështirë. Kundërshtari ka kohë që stërvitet me grupin më të plotë, ne kemi pasur mungesa. Lojtarët sakrifikuan shumë dhe meritojnë komplimente.

Nuk do them gjë për arbitrin, ishte një ndeshje korrekte. Më vjen keq që arbitri e gjykoi ndryshe. Por siç gabojnë lojtarët gabojnë edhe arbitrat. Njerëz jemi të gjithë”, tha Dede.

Ndërsa, trajneri i Partizanit lir Daja u shpreh:

“Në momentet kur mbaron ndeshja ke pakënaqësi. Kur ulet doza emocionale logjika del në plan të parë. Me këto ndeshje që kemi me këtë stadium të mrekullueshëm dhe me këtë fushë të papranueshëm, është e vështirë të japësh maksimumin.

Nuk është e mirë të hyj në detaje taktike, sepse reklamoj problemet që kishim. Kam qejf të mbajmë topin dhe të kontrollojmë lojën në mbrojtje. Kjo ishte mundësia e të dyja ekipeve për këtë derbi që la shumë për të dëshiruar në aspektit tekniko taktik.

Nga gjysma e fushës ku ishin në pjesën e parë, e kishim të vështirë ta fusnim topin nën kontroll, kjo solli të luanim me topa të gjatë. Manovrën nuk e kishim ndërtuar në këtë mënyrë. Je i detyruar të prishës manovrën nga terreni. Një gabim në mbrojtje do të na kushtonte shumë, pavarësisht se nuk është filozofia jonë”, tha Daja.

----- ----