Ballina Lajme nacionale Nesër takimi Kurti – Mustafa, a do t’ia kërkojë ky i fundit...

Nesër takimi Kurti – Mustafa, a do t’ia kërkojë ky i fundit postin e presidentit?

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nesër do të mbahet takimi Kurti – Mustafa.

Të premten takohen Kurti e Mustafa, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se presidenti nuk diskutohet, por Lidhja Demokratike e Kosovës këmbëngul për këtë çështje dhe në takimin e nesërm do të diskutohet edhe për të.

Isa Mustafa duket se ju ka rënë pishman fjalëve që kishte thënë.

Ndonëse kishte deklaruar se para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të takohej me Albin Kurtin vetëm për kafe, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Dy krerët e partive më të votuara nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, Vetëvendosjes e LDK’së kanë lënë takim mesditën e së premtes.

E në këtë takim nuk do të pinë vetëm kafe, por do të diskutojnë edhe për mundësinë e arritjes së një epilogu për qeverisje të përbashkët.

Se do të ketë diskutime të tilla e konfirmon vet Albin Kurti.

Ndërkohë, kreu i Vetëvendosjes është përgjigjur edhe ndaj kërkesave të LDK-së që po kërkojnë ndarje të barabartë të ministrive.

E Kurti ndër të tjera ka thënë se posti i presidentit nesër s’do jetë çështje që do shtrohet në tavolinën e diskutimeve.

Por, njëjtë nuk mendojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këtë subjekt e konsiderojnë shumë të rëndësishme çështjen e presidentit, kësisoj thonë se do e diskutojnë në tavolinë.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa shton se janë shumë afër dakordimit me Vetëvendosjen.

Tutje Mustafa bën me dije se javët në vazhdim do ketë edhe diskutime tjera mes Mustafës e Kurtit.

Në anën tjetër njohësi i çështjeve politike, Artan Murati thotë se çështja e presidentit duhet të diskutohet.

Murati thekson se kjo temë nuk duhet të bëhet shkas për prishjen e raporteve LVV-LDK.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë prejse kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme në nivel vendi.

---- ----
----
----- ----
-----