Ballina Lajme nacionale Nesër “Sulltan Nevruzi”, Samarxhiu në ABC: Si do të festohet në kushtet...

Nesër “Sulltan Nevruzi”, Samarxhiu në ABC: Si do të festohet në kushtet e pandemisë

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ditën e nesërme festohet Festa e Sulltan Nevruzit, por edhe ashtu si vjet vendi ndodhet në kufizime të vendosura për shkak të pandemisë. Në një intervistë me Fabiola Hoxhën në ABC, analisti i besimeve fetare Ferdinand Samarxhiu ka treguar se çfarë mund të ndodhë nesër me besimtarët.

Samarxhiu solli në vëmendje se nesër Kryegjyshi Botëror nuk ka njoftuar besimtarët për festë, por shton ai, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë prani besimtarësh.

Megjithatë, analisti i besimeve fetare theksoi se të gjitha masat janë marrë dhe se besimtarët janë të përgjegjshëm kur vjen fjala tek respektimi i rregullave.

“Janë marrë të gjitha masat e duhura që të respektohen rregullat e komitetit. Duhet të dimë, që nesër kryegjyshi botëror nuk ka njoftuar për organizimi ceremonie, por nesër ndoshta edhe do ketë besimtarë, sepse fuqia e besimit i bën të mos i ndalin ato ligje juridike administrative. Por gjithmonë janë besimtarët ata më të zellshmit që i respektojnë këto rregulla.”

Nesër, mesazhi i Kryegjyshit do të përcillet në ambiente të jashtme, dhe nëse do të ketë prani besimtarësh, ata nuk do të rrinë në ambiente të mbyllura.

“Gjithsesi kjo feste do të organizohet, do të përcillet mesazhi,” shton Samarxhiu. sb/abcnews.al/

The post Nesër “Sulltan Nevruzi”, Samarxhiu në ABC: Si do të festohet në kushtet e pandemisë appeared first on Abc News.

---- ----
-----