Ballina AKTUALE Nesër seanca konstitutive e asamblesë komunale të Bujanocit

Nesër seanca konstitutive e asamblesë komunale të Bujanocit

250
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nesër pritet që të mbahet seanca konstitutive e asamblesë së komunës të Bujanocit.

Tashmë është përcaktuar rendi i ditës, i cili parashikon zgjedhjen e kryetarit, zv/kryetarit, kryesia e asamblesë komunale, dhe organet tjera të qeverisjes së re lokale.

Pas kësaj seance, një seancë e re mund të mblidhet menjëherë për zgjedhjen e shefit të Administratës Komunale, zëvendësit të tij dhe anëtarëve të Këshillit Komunal.

Për shkak të situatës emergjente dhe kushteve epidemiologjike, seanca konstitutive do të mbahet në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës.

Drejtuesit e 4 partive shqiptare kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni për të formuar një qeveri dhe tashmë kanë rënë dakord për ndarjen e funksioneve.

Sipas asaj marrëveshje, kryetari i komunës do të jetë Nagip Arifi nga PD si parti e para fituese në zgjedhjet lokale./BujanociNet/

---- ----
----
----- ----
-----