Ballina Lajme nacionale Nesër protestohet në Gjakovë, kjo është arsyeja

Nesër protestohet në Gjakovë, kjo është arsyeja

17
SHPËRNDAJE

Nesër do të ketë protestë në Gjakovë.

Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është paralajmëruar të mbahet nesër (e mërkurë), nga ora 10:00, para stacionit të Policisë në Gjakovë.

Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe dinjiteti i Policisë së Kosovës.

Kjo protestë erdhi pas vendimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Tetë muaj pas vjedhjes, zyrtarët e organeve të sigurisë u suspenduan nga drejtori i përgjithshmë me rekomandim të Inspektoriatit.

Kujtojmë se vendimi i Drejtorisë së Policisë për të suspenduar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, erdhi në kohen kur grabitjet e armatosura dita ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë në Kosovë në përgjithësi.

Për këtë protestë ka bërë thirrje edhe avokati Tomë Gashi, i cili shkruajti në Facebook “Protesto në përkrahje të Policisë së Republikës!”.