Ballina Lajme nacionale Neser nga ora 10:00 fillon seanca për shpërbërjen e Kuvendit

Neser nga ora 10:00 fillon seanca për shpërbërjen e Kuvendit

9
SHPËRNDAJE

Neser mblidhet Kuvendi i Kosovës.

Nga ora 10:00 do të fillojë seanca ku si pikë e rendit të ditës është edhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, që do t’i hapë rrugës shkuarjes në zgjedhje, raporton Express.

Si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Derisa, shqyrtimi i propozimit të grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë është pikë e dytë e rendit të ditës.

22 gushti u caktua si datë në Kryesi të Kuvendit të Kosoëvs, derisa, tashmë janë dorëzuar nënshkrimet nga partitë e mëdha për shpërndarje të kuvendit.

-----