Ballina Lajme nacionale Neser mblidhet KQZ, shqyrton regjistrimin e tri partive

Neser mblidhet KQZ, shqyrton regjistrimin e tri partive

5
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur mbledhje për nesër ku do të shqyrtojnë regjistrimin e tri partive.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet paraditen e së enjtes dhe në rend të ditës nuk është paralajmëruar ndonjë temë që ka të bëjë me mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi Kuvendi do të mblidhet për t’u shpërndarë më 22 gusht.

Se a do të ketë diskutime për këto zgjedhje i mbetet anëtarëve të KQZ-së të cilët kanë të drejtë të shtojnë pika në rendin e ditës.

Arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjes, sipas KQZ-së, ka të bëjë me shqyrtimin e tri rekomandimeve lidhur me regjistrimin e tri partive politike.

Sipas njoftimit të KQZ-së, bëhet fjalë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, Partinë Balliste dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe njoftimi lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017.