Ballina Lajme nacionale Nëse përgjohesh në Maqedoni, arrestohesh! Në Shqipëri të bëjnë….

Nëse përgjohesh në Maqedoni, arrestohesh! Në Shqipëri të bëjnë….

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkrimtari i njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Kim Mehmeti ka reaguar në facebook, në lidhje me përgjimet e publikuara një ditë më parë nga prestigjiozja “Bild” ku shfaqet kreu i grupit të Shijakutt Astrit Avdylaj teksa komunikon me zyrtarë të PS-së e mbledh vota për këtë parti.

Duke bërë një dallim mes përgjimeve të publikuara në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, Mehmeti thotë se të paktën atje politikanët që kapen në situata të tilla shkojnë në burg, kurse në Shqipëri ata miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhje vendore.

----

“Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë? Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë: ‘bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e ‘Rilindjes’ që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin! E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore”,- thotë ai.

----- ----