Ballina Lajme nacionale Nëse Nisma-AKR kalojnë pragun, këta kandidatë mbesin jashtë Kuvendit

Nëse Nisma-AKR kalojnë pragun, këta kandidatë mbesin jashtë Kuvendit

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot, PZAP mori një vendim që po i konvenon koalicionit Nisma – AKR.

Hyrja e Nismës Socialdemokrate në Kuvend, bashkë me AKR-në në bazë të vendimit të PZAP-së do të sillte ndryshime në përbërjen e re të legjislaturës së parlamentit.

Kësisoj, VV-së i largohen tre deputetë, LDK-së një, PDK-së një, si dhe koalicionit AAK-PSD një deputet, shkruan lajmi.

Në këtë formë, duke u bazuar në rezultatet e nxjerrura nga KQZ, nga Vetëvendosje pa ulëse mbesin Alban Hyseni, Enver Haliti dhe Arta Bajralija.

Nga LDK, ulësen e humb Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Nga PDK, Valdete Idrizi mund të mbesë pa ulëse.

E nga koalicioni AAK-PSD, jashtë mbetet e Natyra Kuçi nga partia e Shpend Ahmetit, që do të thotë se kjo parti s’do të ketë asnjë përfaqësues në legjislaturën e re.

Ndërkaq nuk pritet të ketë ndryshime nga përbërja e partive tjera.

---- ----
----
----- ----
-----