Ballina Teknologji Nese keni kete tip telefoni çdokush mund t’ua hape

Nese keni kete tip telefoni çdokush mund t’ua hape

13
SHPËRNDAJE

Kompania Samsung ka pranuar se telefonat Galaxy S10 kanë probleme me skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe atë mund ta hapi kushdo.

 

Kur u prezantua në fillim, Samsung e quajti sistemin e vërtetimit të gjurmëve të gishtërinjve si “revolucionar”, pasi siguria ishte maksimale.

 

Por gjatë një prove që ka bërë një grua, ajo ka kuptuar se shenja e gishtit nuk është e sigurt. Ajo kishte vendosur shenjat e gishtërinjve në celular dhe më pas e kishte provuar me gishtin e dorës tjetër dhe celulari ishte hapur.

 

Më pas ajo kishte thirrur edhe bashkëshortin për ta provuar dhe sërish ishte hapur.

 

Kompania reagoi menjëherë pas këtij skandali duke u shprehur se do ta zgjidhte problemin me anë të një aplikacioni, por edhe pas aplikacionit situata ishte e njëjtë.

The post Nese keni kete tip telefoni çdokush mund t’ua hape appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.