Ballina Lajme nacionale Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë

161
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të këtij personi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht prangosjen e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

----

Kërkesë për bashkëpunim:

Pejë, 29 nëntor 2019

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është:

• BLERIM (Muharrem) BERISHA i lindur me 10.01.1977 në Pejë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• Një (1) rast për veprën penale “Mashtrim”

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com

----- ----