Ballina LifeBizare Nëse e keni kaluar Covid-19, ja çfarë duhet të dini për vaksinat,...

Nëse e keni kaluar Covid-19, ja çfarë duhet të dini për vaksinat, variantet e reja dhe mundësinë për tu riinfektuar

96
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Ju që po e lexoni këtë lajm mund të jeni një mes mbi 105 milionë njerëzve në botë që janë infektuar me Covid-19 dhe kur bëhet fjalë për vaksinat anti-COVID, mutacione të reja të shfaqura së fundmi apo nga rreziku i ri-infektimit, mund të keni shumë pyetje.

“Ne po vazhdojmë të mësojmë nga ky vit që kaluam në pandemi”, tha Dr. Becky Smith, drejtor mjekësor i parandalimit dhe kontrollit të infeksionit dhe një specialist i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar Duke.

Megjithatë, shtoi ai, ka ende disa përgjigje për pyetjet që mjekët thonë se të mbijetuarit e COVID-19 duhet të dinë, shkruanCNN.

Sa rrezik është ri-infektimi?

Rreziku i ri-infektimit duket të jetë mjaft i ulët dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklarojnë se rreziku i ri-infektimit është i ulët në 90 ditët e para të një infeksioni Covid. Por edhe pse i rrallë, rreziku ekziston.

“Rreziku i ri-infektimit mbetet i ulët, por ne duhet të jemi vigjilentë me shfaqjen e varianteve të reja“, tha për CNN Dr. Antonio Crespo, drejtori mjekësor i sëmundjeve infektive në Grupin Mjekësor të Orlando Health Medical.

Koronavirusi i ri që shkakton Covid-19 ka ndryshuar me kalimin e kohës, siç bëjnë të gjitha viruset, dhe përmes këtyre mutacioneve, janë shfaqur variante të virusit.

Sa kohë do të zgjasin antitrupat e mi?

Antitrupat janë proteina që trupi juaj i bën shpejt, pasi të jeni infektuar. Ato ndihmojnë për të luftuar infeksionin dhe mund t’ju mbrojnë që mos ta merrni përsëri atë sëmundje.

“Ajo që dimë është se kur dikush infektohet me Covid-19, ata marrin antitrupa që mund të zgjasin. Por tani shkenca e re që po shfaqet është se disa nga variantet e koronavirusit mund të shmangin antitrupat dhe mund të jenë potencialisht infektive për dikë që tashmë ishte infektuar me një variant të njohur të Covid-19.”

A duhet ta marr vaksinën nëse kam kaluar Covid-19?

Zyrtarët shëndetësorë dhe mjekët inkurajojnë njerëzit që e kanë kaluar Covid-19 të vaksinohen sigurisht. Provat klinike sugjerojnë se vaksinat janë të sigurta dhe i mbrojnë personat që e kanë kaluar COVID-in nga ri-infektimi.

A më duhen të dyja dozat e vaksinës?

Rekomandohet që njerëzit që e kanë kaluar COVID-in të ndjekin të njëjtin itinerar vaksinash si ata që nuk e kanë kaluar, derisa të kryhen më shumë kërkime dhe zyrtarët shëndetësorë të japin rekomandime të tjera nëse do të ketë.

A mund të jem akoma duke përjetuar efekte anësore të zgjatura nga COVID-19?

Shumë persona që e kanë kaluar Covid-19 mund të përjetojnë simptoma për javë ose muaj të tërë.

“Pacientët mund të përjetojnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje koke, vështirësi në të menduar ose përqendrim, dhimbje të kyçeve, kollë, gulçim, ethe të përhershme, ndryshime në shije dhe erë”, tha Smith. “Këto simptoma të zgjatura mund të zgjasin deri në 12 javë dhe shumë thonë që simptomat zbehen ose shkojnë e vijnë gjatë asaj kohe”.

---- ----
-----