Ballina Lajme nacionale Nëse dështon VV-ja, a do të ketë koalicion mes LDK-së dhe AAK-së?

Nëse dështon VV-ja, a do të ketë koalicion mes LDK-së dhe AAK-së?

52
SHPËRNDAJE

Ende nuk është arritur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, nuk arrin të merret vesh me LDK’në brenda 15 ditëve për krijimin e Qeverisë së re, atëherë Haradinaj është alternativë.

Matoshi fillimisht thotë seLD’ja thirret për tradita insitucionaliste e demokratike, prandaj Albin Kurti nuk mund të bëjë “Qeveri të diktatit”.

“Albini si fitues i zgjedhjeve nuk po mundet me bâ Qeveri të diktatit, se LDK-ja e manë vetën gogja naltë në traditat demokratike e institucionaliste”, ka shkruar Matoshi.

Ndërsa Kurti, nga marrja e mandatit ka afat 15 ditë që të formojë Qeverinë, e Matoshi thotë se nëse VV e LDK nuk arrijnë marrëveshje, atëherë Haradinaj është alternativë, sepse ai, sipas këshilltarit, nuk ka vija të kuqe.

“Mos u marrshin vesh gjatë 15 ditëve të ardhshme, Ramushi mbetët alternativë me bâ Qeverinë e re!? Sepse ai mundet! Nuk u bân vija t’kuqe partive që i japin dashtuni e besnikni shtetit kosovar”, ka shkruar tutje këshilltari i Haradinajt.

Ai shton se është i angazhuar shoqërisht që VV’ja t’i japë vendit Qeverinë, e thotë se nëse nuk mund ta bëjë, atëherë duhet të lëshojë rrugën.

“Kurse unë, shoqnisht i angazhuem që fituesi i zgjedhjeve shpejt me i dhânë venit Qeverinë, (e mos mujtë vet, me lshue udhë) po e çoj nji gotë “vénë me zog”, e po u thom gzue të dashtun, njerëz të mirë të Kosovës dardane!”, shkruan Matoshi në Facebook.

-----