Ballina Lajme nacionale Nëntë persona të lënduar nga një aksident trafiku në Gjakovë

Nëntë persona të lënduar nga një aksident trafiku në Gjakovë

21
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhu në Gjakovë.

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugë “Tirana” në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona , tre meshkuj dhe pesë femra K/Shqiptar-e, dhe një mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin e policisë.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

-----