Ballina Lajme nacionale Nënkryetarja e LDK-së vazhdon takimet me zyrtarë të lartë në Gjermani

Nënkryetarja e LDK-së vazhdon takimet me zyrtarë të lartë në Gjermani

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vjosa Osmani vazhdon takimet me zyrtarë të lartë në Gjermani.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka pasur disa takime në saje të vizitës disa ditore në shtetin gjerman, raporton Gazeta Express.

Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsulta e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, ku është takuar me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU-së, me përfaqësues të kancelarisë së MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

“Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Wegner dhe Këshilltarin për Marredhenie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falensk”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, dje gjatë ditës nënkryetarja e LDK-së, ka njoftuar se është takuar edhe me ambasadorin e SHBA’së dhe Përfaqësuesin Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

---- ----
----
----- ----
-----