Ballina Lajme nacionale Nënkryetari i VV-së thumbon LDK-në: Le të dal ndonjë kompani e sondazheve...

Nënkryetari i VV-së thumbon LDK-në: Le të dal ndonjë kompani e sondazheve që e nxjerr LDK-në të parën

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vetëvendosje thotë se le të dal ndonjë kompani e sondazheve që e nxjerr LDK-në të parën, do të na ndihmonte për koalicion.

Pas dështimit për të lidhur koalicion qeverisës, nënkryetari i Vetëvendosjes, Bisnik Bislimi ka thumbuar LDK-në duke thënë se asnjë sondazh nuk e nxjerr LDK-në si parti të parë.

Sipas tij çdo sondazh e nxjerr si parti fituese VV-në, duke thënë se nëse ndodh e kundërta le të flasë ndonjë kompani që nxjerr sondazhe pasi do i ndihmonte për të lidhur koalicion qeverisës.

“Në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe megamanipulimit të qytetarëve dhe akterëve politik do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë. Do të ndihmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh i vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrëveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudoargument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediat që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai ka thënë se partisë së tij do i ndihmonte shumë nëse i tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë.

---- ----
----
----- ----
-----