
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin ka vetëm pak javë që është bërë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Kren.
Duket se Spiropali po i shijon shumë momentet e para me të voglin e saj, pasi nuk nguron herë pas here t’i ndajë ato me ndjekësit në rrjetet sociale. Pak minuta më parë, ministrja ka publikuar një foto nga shtëpia, ku shfaqet duke i dhënë gji djalit.
“Mirëmëngjes”, shkruan Spiropali, shoqëruar me një zemër gjyrë blu. Kujtojmë që Elisa Spiropali ka edhe një vajzë më të madhe, të quajtur Nalta.