Ballina Lajme nacionale Nënë e bijë vdesin nga COVID-19

Nënë e bijë vdesin nga COVID-19

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

 

Nënë e bijë nga Librazhdi i Shqipërisë, kanë vdekur brenda të njëjtës ditë nga COVID-19.

Ora News raporton se mamaja, S.L., 93-vjeçe, jetonte në të njëjtën shtëpi me të bijën, V. H. 71-vjeçe dhe bashkëshortin e kësaj të fundit.

Para disa ditësh, të bijës iu shfaqen shenjat e para të virusit, e menjëherë i është drejtuar për kurim spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Por fatkeqësisht gjendja e saj është përkeqësuar dhe pas tre ditësh në intubim nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësohet se fillimisht ka ndërruar jetë nëna, e pas 4 orësh nuk ka mundur të mbijetojë as 71-vjeçarja.

The post Nënë e bijë vdesin nga COVID-19 appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----