Ballina Lajme Bota/Rajoni Nëndetësja bërthamore më e madhe në botë, iu sjellim pamje brenda saj

Nëndetësja bërthamore më e madhe në botë, iu sjellim pamje brenda saj

30
SHPËRNDAJE

Keni mundësi të shihni pamje brenda nëndetëses bërthamore më të madhe në botë.

Janë publikuar së fundmi foto nga brenda nëndetëses më të madhe bërthamorë në botë, e cila është ende aktive.

Nëndetësja me raketa balistike me fuqi bërthamore, i përket Marinës ruse.

Nëndetësja “Dmitriy Donskoi” nisi shërbimin aktiv në vitin e largët 1982 dhe pas daljes nga përdorimi të nëndetëseve të tjera të llojit “Typhoon”, ajo u bë më e madhja në botë.

Kjo nëndetëse ka shërbyer edhe si burim frymëzimi për filmin e famshëm të vitit 1990 “The Hunt for Red October”. Nëndetësja e përdorur në këtë film është po ashtu e llojit “Typhoon”.

Në fotot e publikuara shfaqen anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses dhe teknologjia e saj, e cila është e ngjashme me atë të filmit.

-----