Ballina Lajme Bota/Rajoni Nëna dhe fëmija infektohen me koronavirus: Nuk lejohet të hapen dritaret, dhoma...

Nëna dhe fëmija infektohen me koronavirus: Nuk lejohet të hapen dritaret, dhoma është si…

132
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një nënë e cila kishte bërë lindje të parakohshme në dhjetor të vitit të kaluar, është infektuar me koronavirus së bashku me fëmijën e saj.

Ngjarja vjen nga Athina, Greqi, ku mediat vendase shkruajnë se para disa ditësh e ëma kishte shtruar foshnjën e saj në spitalin e fëmijëve.

----

Ka qenë vetë gruaja, e cila me shumë guxim ka vendosur që të tregojë se është infektuar nga Covid-19. Sapo ka marrë rezultatet, ajo është shprehur se “kishte shpresa se të dy, si ajo dhe fëmija do ta kapërcenin këtë situate”.

“Po thosha se çfarë tjetër mund të shkojë keq, edhe kjo … Epo, fëmija im dhe unë u diagnostifikuam pozitivë me COVID-19 dhe ka shumë të ngjarë të na këtë kapur pas shtrimit në spital … Jemi në një dhomë që është një burg i vogël, nuk lejohet të hapet një dritare. Shpresoj që kjo karantinë të jetë testi i fundit që kaloj dhe të shkoj shpejt dhe shëndetshëm përsëri te burri dhe vajza ime tjetër, që tashmë më mungon gjithashtu”, tha gruaja.

Nga ana tjetër babai i familjes gjatë një vizite në Athinë të martën e kaluar, pësoi një aksident automobilistik dhe duhej të shtrohej në spital, në Thebes, ku ai është akoma i shtruar, por jashtë rrezikut për jetën.

Gruaja i tregon gjithë botës, se kollitja dhe dhimbja e gjoksit që ajo i kishte ndjerë ditët e mëparshme sikur të kishte marrë të ftohur.

----- ----