Ballina AKTUALE Nën organizimin e OVL-së sot në Preshevë shënohet Ditën e Dëshmorëve të...

Nën organizimin e OVL-së sot në Preshevë shënohet Ditën e Dëshmorëve të UÇPMB-së

97
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dje nën organizimin e Organizatës të Veteranëve të Luftës në Preshevë, është shënuar dita e Dëshmorëve të UÇPMB-së, ku kanë marrur pjesë, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, nënkryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe nënkryetari i komunës së Bujanocit, njëherit dhe kryetarë i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Shqiprim Musliu.

Musli gjatë fjalimit të tij tha: “Dëshmorët e atdheut janë faqja më e bardhë e historisë sonë kombëtare. Vetmohimi dhe flijimi i tyre për liri e çlirim, janë pikënisja e një rrugëtimi të gjatë deri në bashkimin tonë kombëtar.
Misioni i tyre është amaneti dhe rrugëtimi jonë.
Do t’i përkujtojmë përgjithmonë me krenari e lavdi e do të veprojmë për të ndërtuar të ardhmen, por asnjëherë për të mos harruar të kaluarën. Historia e harruar, përsëritet.
Lavdi për gjithë dëshmorët e atdheut
Nder dhe respekt për veteranët dhe çlirimtarët”

---- ---- ----
-----