Ballina Lajme Bota/Rajoni Negociatat për përbërjen e re qeveritare

Negociatat për përbërjen e re qeveritare

40
SHPËRNDAJE

Akoma asnjë lëvizje mbi negociatat për formimin e shumicës parlamentare. Partitë politike janë duke pritur certifikimin e rezultateve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ndodhet jashtë vendit ndërsa sipas socialdemokratëve negociatat për shumicë të re do të nisin në fillim të gushtit. Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja e cila doli parti e dytë në zgjedhjeve thotë se paralelisht me konstituimin e Kuvendit, punojnë edhe për sigurimin e shumicës së nevojshme. Nga ky subjekt nuk japin hollësi se cili subjekt shqiptar do të ketë prioritet në negociata. BDI vazhdon të mos heq dorë nga ideja për kryeministrin e parë shqiptar. Ahmeti ka zhvilluar biseda telefonike me liderët shqiptare me qëllim unifikimin rreth idesë për kryeministër. Sipas BDI-së, Ahmeti ka zhvilluar biseda me Ziadin Selën, Afrim Gashin dhe Menduh Thaçin. Partia e Gashit dhe Thaçit kanë konfirmuar bisedat, ndërsa nga ASH nuk ka qëndrim zyrtar.

Në bazë të rezultateve jo zyrtare të 15 korrikut, LSDM-ja siguroi 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, koalicioni ASH-AAA 12, E Majta 2 dhe PDSH 1 mandat. Numrat tregojnë se ekzistojnë tri mënyra për shumicë të re: LSDM, BDI dhe PDSH që do të kishte shumicë me 62 mandate. Versioni i dytë LSDM, ASH-AAA, E Majta dhe PDSH do të kishin 61 deputet si dhe versioni i tretë mbetet VMRO-DPMNE, BDI dhe E Majta që do të kishin gjithashtu 61 mandate.

Versioni i fundit dhe më pak i mundshëm është formimi i Qeverisë së pakicës, që nënkupton subjekti që ka mandatin nuk ka shumicën prej 61 deputetëve, por mbështetet nga një subjekt tjetër gjatë votimit të Qeverisë, ndërsa në reciprocitet mund t’i jepen pozita në eshalonin e tretë.

The post Negociatat për përbërjen e re qeveritare appeared first on ShqipMedia.

-----