Ballina AKTUALE Në vendbanimet e Bujanocit sot fillon dezinfektimi i rrugëve

Në vendbanimet e Bujanocit sot fillon dezinfektimi i rrugëve

23
SHPËRNDAJE

Për dy ditë radhazit departamenti i sektorit të specializuar për dezinfektime nga Krushevci do të kryej dezinfektimin e komplet qytetit të Buajnocit dhe 15 vendbanimeve për rreth.
Që nga shpallja e pandemisë dhe masave mbrojtëse kundër Covid 19 kjo është hera e parë që do të bëhet një dezinfektim i përmasave të tilla në komunën e Buajnocit.
Ky akcion është ndërmarrë me kërkesë të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe do të zgjasë për dy ditë radhazi sot dhe nesër, ndërsa qytetarët luten sidomos sot që është ditë tregu të kenë kujdes gjatë dezinfektimit dhe të mos pengojnë rrugët.

Dezinfektimi do të bëhet në vendbanimet, Tërrnoc, Turi, Lluçan, Konçul, Osllarë, Levosovë, Bozhinjevc, Zhuzhelic, Lilancë, Zhbevc, Lllapardinc, Rakoc, banja e Bujanocit, Samolic dhe Bilaç, sipas gjitha gjasave do të përfshihen edhe vendbanimet tjera, kanë bërë të ditur nga Shtabi për situata emergjente.

Dezinfektimi do të kryhet nga departamenti i lartpërmenduyr me dy automjete paralel në mënyrë që kjo punë të bëhet më shpejt dhe më e fikase.

-----