Ballina Showbiz Në Top Channel ka nisur transmetimi i “Peaky Blinders”/ Besa: Kështu duhet,...

Në Top Channel ka nisur transmetimi i “Peaky Blinders”/ Besa: Kështu duhet, jo telenovela turke siç zgjedhin disa

56
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e dashur për publikun, Besa Kokëdhima, ka tërhequr vëmendjen së fundmi me një postim të bërë në “Instagram”. Ajo ka publikuar në “Instastory” posterin e serialit “Peaky Blinders”, të cilin po e transmeton aktualisht Top Channel, duke gjetur kështu rastin për ta komplimentuar zgjedhjen e televizionit në fjalë.

“Ju lumtë Top Channel për transmetin e serialeve të kësaj natyre në vend të supërave turke që po promovohen nga shumica”, ka shkruar Besa, duke shtuar: “Këto i them me dashamirësinë më të madhe ndaj popullit turk apo ç’do lloj tjetër nacionaliteti. Rreptësisht jam duke kërkuar kualitetin artistik dhe qëllimësinë e promovimit. Më shumë si ky serial, ju lutem.”

Me këtë Besa ka lënë të kuptohet se u është referuar televizioneve konkurrente të Top Channel, të cilët transmetojnë seriale turke, e më pak indiane. Nga ana tjetër, prodhime të kësaj natyre preferohen jo pak nga masa, ndërsa këngëtarja sheh si problem promovimin e këtyre vlerave.

-----