Ballina AKTUALE Në Tiranë nuk udhëtuan të ndarë por të bashkuar (Foto)

Në Tiranë nuk udhëtuan të ndarë por të bashkuar (Foto)

570
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot në Tiranë është mbajtur Asamblea e organizuar nga Unioni i komunave Shqiptare në rajon, ku për herë të parë u përfaquësua komuna e Bujanocit, e ndërsa në Bujanoc partit opuzitare Shqiptare, krijuan dezinformata lidhur me udhëtimin në Tiranë.

Partit opozitare Shqiptare, në Bujanoc dezinformuan opinionin se nga komuna e Bujanocit udhëtuan me dy vetura në vete Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, dhe Nënkryetari i komunës së Bujanocit Shqiprim Musliu, por në një fotografi të dërguar nga Drejtori i Organizatës Turistike në Bujanoc, Shuajb Neziri, ju mbylli gojën dezinformatorëve.

Kryetari i APN-së dega në Bujanoc ka kohë që po tenton të krijoj opinionin si parti Opozitare por në të shumtën e kohës është duke bërë edhe dezinformatë, si në rastin e sotit ku akuzoj pushtetin lokalë Shqiptarë në Bujanoc dhe Tiranën se nuk i ka bashkuar në të vërtet Shqiptarët.

Arbër Pajaziti në statusin e tij ka shkruar: “Me ftesë për dy persona nga Komuna e Bujanocit, udhëtojnë katër funksionerë për në Tiranë, bashkë me ta edhe dy shoferë me dy vetura. Pra, partnerët e koalicionit të “Tiranës” udhëtojnë të ndarë në të njejtën ngjarje.Pa drekë dhe darkë një udhëtim i tillë kushton aq sa u janë dhënë bursa dy studentëve për një vit.💶Si ishte ai recepti, me një margarin me i maru 3 laknura?! “.

Foto: facebook.com statusi i Arbër Pajaziti

Ndërsa në një fotografi të dërguar nga Drejtori i Organizatës Turistike të Bujanocit, Shuajb Neziri ka hedhur poshtë këto fjalë pasi që shihet qartë se të gjithë së bashku kan udhëtuar me një veturë për të marë pjesë në Asamblenë e organizuar nga Unioni i Komunave Shqiptare në Rajon.

---- ---- ----
-----