Ballina Lajme nacionale Në Tiranë arrihet një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Shqipërisë

Në Tiranë arrihet një marrëveshje e rëndësishme mes Kosovës dhe Shqipërisë

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mes Kosovës dhe Shqipërsië është arritur një marrëveshje e rëndësishme.

Në Tiranë është nënshkruar marrëveshja ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Me këtë rast në një konferencë për media folën Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj dhe Ministri i Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Cakaj tregoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje mbështetet në katër shtylla kryesore, e cila ka për qellim kalimin e sfidave të përbashkëta në mes të dyja shteteve dhe që të ketë një diplomaci të integruar, përcjellë Indeksonline.

“Jemi dakorduar për ngritjen e një fondi të përbashkët. Kosova dhe Shqipëria nga sot fillojnë punën për ambasada dhe konsullata në gjithë botën, kjo shënon rritjen e pranisë diplomatike dhe përfarim më të madh mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga sot fillon krijimi i një platformë të përbashkët diplomatike ku çdo vit do të mbahet gjithashtu një konferencë diplomatike.

Një shtyllë tjetër është ajo profesionale, e cila do të shërbejë për rritjen e aftësive në shërbim diplomatik dhe angazhim për të shkëmbyer personelin. Deklaroj që po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në Shqipëri dhe ata të Shqipërisë që do të shërbejnë në Kosovë.

Kjo masë do të shoqërohet në këmbim të stafit në ministritë tona që të adresojmë sfida të përbashkët,.

Ndërsa do të kemi një shtyllë të diplomacisë kulturore, ku kemi rënë dakord për një konferencë vjetore, që ka për qëllim për ruajtjen e vlerave dhe diasporën për të përforcuar forcat përbashkëta, një marrëveshje e frymës vëllazore dhe domosdoshmëri objektive për sfida të përbashkëta, qe të kemi diplomaci të integruar.

Sot s’jemi vetëm më afër se ndonjëherë pranë njëri-tjetrit, por nis edhe një kaptinë e re”, u shpreh Cakaj.

Ndërsa, Pacolli duke falënderuar homologun e tij tha kjo ishte një ide e kamotshme, por që tani erdhi duka e bashkëpunimit.

“Dhe ideja është shumë e fuqishme, ajo do t’i kontribuoj dy vendeve e më së shumti Kosovës. Kosova ka nevojë për ndihmën e Shëipërisë, ka nevojë për mbështetjen e njerëzve me eksperience . Jam tejet i lumtur që sot nënshkruam këtë marrëveshje dhe nga tani punojmë, kjo s’do të thotë që s’kemi punu në interes të dy shteteve, por do të punojmë dhe do të shifni që rezultatet do të jenë më të mëdha,

Jetojmë në një kohë që gjeopolitika ka ndryshuar, interesat e shteteve kanë ndryshuar dhe tani ne duhet t’i adaptohemi realitetit, adaptimi fillon nga kjo marrëveshje. Do të jemi sa më shumë në vendet qe s’kemi qenë prezent deri më tani.

Besoj pos nevojës që Kosova për mbështetjen e shteteve, do të paraqitet dhe nevoja ekonomike që të ketë bashkëpunim. Ne duhet të angazhohemi të hapim përfaqësitë diplomatike të përbashkëta, ka një mori vendesh ku ne operojmë si dy entitete, këto energji duhet t’i bashkojmë. Pse mos të veprojmë në një shtëpi të përbashkët dhe do të jem mbështetës i idesë. Kjo pos që e rrit efiçencën e rrit edhe imazhin dhe e zvogëlon koston”, u shpreh Pacolli.

---- ----
-----